Marrësi GPS
Pajisja juaj nuk ka marrës GPS të brendshëm. Për të përdorur aplikimet që kërkojnë një
lidhje me GPS-në, përdorni një marrës GPS të jashtëm, të përputhshëm (pajisja ndihmëse
shitet veçan).
Përdorimi i një marrësi GPS të jashtëm
1 Ngarkojeni plotësisht marrësin tuaj GPS të përputhshëm dhe ndizeni.
2 Vendosni një lidhje Bluetooth midis pajisjes suaj dhe marrësit GPS.
3 Vendoseni marrësin GPS në një pozicion ku nuk ka pengesa midis tij dhe qiellit.
4 Hapni aplikimin Hartat dhe zgjidhni marrësin GPS të jashtëm.
Pas parëzimit të pajisjes suaj me një marrës GPS të jashtëm, pajisjes i duhen disa minuta
që të shfaqë vendndodhjen aktuale.
Mund ta përdorni GPS-në për mbështetjen e aplikimit Hartat. Gjeni vendndodhjen tuaj
ose matni largësitë.
30 Aplikimet
Gjithashtu, mund ta përdornini aplikimin Hartat pa një marrës GPS, për shfletimin e
hartave, kërkimin e adresave dhe të vendndodhjeve dhe për planifikimin e itinerareve.