Nokia 7230 - Ngarkuesi i Hartave të Nokia-s

background image

Ngarkuesi i Hartave të Nokia-s

Me aplikimin për kompjuter, Ngarkuesi i Hartave të Nokia-s, mund të shkarkoni nga

interneti hartat dhe skedarët për orientimin me zë. Në pajisjen tuaj duhet të futet një

kartë kujtese me hapësirë të maftueshme. Ju duhet ta përdorni aplikimin Hartat dhe t'i

shfletoni hartat të paktën një herë, para se të përdorni Ngarkuesin e Hartave të Nokia-

s, për arsye se Ngarkuesi i Hartave të Nokia-s përdor informacionin e historikut të

hartave, për të kontrolluar se cilin version të hartave të shkarkojë.
Për të instaluar Ngarkuesin e Hartave të Nokia-s, vizitoni www.nokia.com/maps dhe

ndiqni udhëzimet.
Shkarkimi i hartave me Ngarkuesin e Hartave të Nokia-s

1 Lidheni pajisjen tuaj me kompjuterin, me kabllo USB të përputhshme të dhënash

ose me një lidhje Bluetooth. Nëse përdorni një kabllo të dhënash, zgjidhni PC Suite

si metodën e lidhjes USB.

2 Hapni Ngarkuesin e Hartave të Nokia-s në kompjuter.

3 Zgjidhni një kontinent dhe një shtet ose rajon.

4 Zgjidhni hartat ose shërbimet dhe shkarkojini dhe instalojini ato në pajisjen tuaj.
Në skedën Shërbimi të Ngarkuesit të Hartave të Nokia-s, mund të blini licensa për

navigimin dhe informacionin mbi trafikun, udhëzues udhëtimi si dhe të shkarkoni harta.