Rreth aplikimit Hartat
Nëse në pajisjen tuaj ose në një kartë kujtese të futur në të ka harta të disponueshme,
ju mund t'i shfletoni ato pa u lidhur me internetin. Kur shfletoni për një zonë, e cila nuk
mbulohet nga hartat tashmë të shkarkuara në pajisjen tuaj, shkarkohet automatikisht
nga interneti një hartë për atë zonë. Mund t'ju kërkohet të zgjidhni një pikë hyrjeje, që
ta përdorni për lidhjen e internetit.
Shkarkimi i hartave mund të kërkojë transmetimin e sasive të mëdha të të dhënave,
nëpërmjet rrjetit të ofruesit tuaj të shërbimit. Kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit,
për informacion rreth tarifave të transmetimit të të dhënave.
Për të shkarkimin e hartave në pajisjen tuaj, mund të përdorni edhe programin e
kompjuterit Ngarkuesi i Hartave të Nokia-s. Për ta instaluar Ngarkuesin e Hartave të
Nokia-s në një kompjuter të përputhshëm, shikoni www.nokia.com/maps.
Zgjidhni
Meny
>
Aplikimet
>
Hartat
dhe nga të mëposhtmet:
Harta e fundit — Hapni hartën që ishte shfaqur e fundit.
Gjej adresën — Kërkoni një adresë të veçantë.
Poz. e ruajtura — Gjeni një vendndodhje që keni ruajtur në pajisjen tuaj.
Poz. e fundit — Shikoni vendndodhjet që keni shfletuar.
Pozicioni aktual — Shikoni vendndodhjen tuaj aktuale, nëse disponohet një lidhje me
GPS-në.
Planifiko rrugën — Planifikoni një rrugë.
Shërb. shtesë — Blini një licensë për navigimin.
Aplikimet 29
Cilësimet — Përcaktoni cilësimet.
Pothuajse e gjithë hartografia dixhitale është deri në një farë mase jo e saktë dhe jo e
plotë. Mos u mbështesni asnjëherë vetëm në hartografinë që shkarkuat për përdorim
në këtë pajisje.