Nokia 7230 - Teknologjia pa tela Bluetooth

background image

Teknologjia pa tela Bluetooth

Teknologjia Bluetooth ju lejon të lidhni pajisjen tuaj, duke përdorur valë radioje, me një

pajisje të përshtatshme Bluetooth deri në 10 metra (32 këmbë).
Kjo pajisje përputhet me kushtet teknike të Bluetooth 2.1 + EDR duke mbështetur

profilet në vijim: Profili për lidhjen dial-up me rrjetin (DUN) Profili për transferimin e

skedarëve (FTP) Profili për përdorimin e përgjithshëm (GAP) Profili për shkëmbimin e

përgjithshëm të objekteve (GOEP) Profili për pajisjet pa duar (HFP) Profili për kufjet (HSP)

Profili për dërgimin e objekteve (OPP) Profili për përdorimin e librit të adresave (PBAP)

Profili për portën serike (SPP) Profili për aplikimin e zbulimit të shërbimeve (SDAP) Profili

për përdorimin e SIM-it (SAP). Për të siguruar ndërveprueshmërinë midis pajisjeve të

tjera që mbështesin teknologjinë Bluetooth, përdorni pajisje ndihmëse të aprovuara

nga Nokia për këtë model. Pyesni fabrikuesit e pajisjeve të tjera, për të përcaktuar nëse

ato përputhen me këtë pajisje.
Funksionet që përdorin teknologji Bluetooth, rrisin konsumimin e baterisë dhe

shkurtojnë jetëgjatësinë e saj.
Kur pajisja celulare është në gjendjen e SIM-it të hequr, mund të përdorni vetëm një

pajisje ndihmëse të pajtueshme të lidhur, siç është një set makine, për kryerjen ose

marrjen e thirrjeve.
Kur është në këtë gjendje, pajisja juaj celulare nuk do të kryejë asnjë thirrje përveç

thirrjeve të numrave të urgjencës të programuar në pajisjen tuaj.
Për të kryer thirrje, në fillim duhet të dilni nga regjimi i SIM-it të hequr. Në qoftë se

pajisja është e bllokuar, futni kodin e bllokimit që fillimisht ta zhbllokoni atë.
Hapni një lidhje Bluetooth

1 Zgjidhni

Meny

>

Cilësimet

>

Lidhje

>

Bluetooth

.

2 Zgjidhni

Emri i tel. tim

dhe futni një emër për pajisjen tuaj.

3 Për të aktivizuar lidhjen Bluetooth, zgjidhni

Bluetooth

>

Aktiv

. tregon që lidhja

me Bluetooth është aktive.

4 Për të lidhur pajisjen tuaj me një aksesor audio, zgjidhni

Lidh paj. shtesë aud.

dhe

aksesorin.

5 Për ta çiftuar pajisjen tuaj me çdo pajisje Bluetooth brenda rrezes, zgjidhni

Pajisje

të çiftuara

>

Shto paj. të re

.

6 Shkoni te pajisja e zgjedhur dhe zgjidhni

Shto

.

7 Futni një kod kalimi (deri në 16 karaktere) në pajisjen tuaj dhe lejoni lidhjen në

pajisjen tjetër Bluetooth.

Përdorimi i pajisjes në gjendjen e fshehur, është një rrugë më e sigurt për të shmangur

programet keqdashëse. Mos pranoni lidhje me Bluetooth nga burime që nuk i besoni.

Ndryshe, çaktivizoni funksionin e Bluetooth. Kjo nuk ndikon në funksionet e tjera të

pajisjes.

22 Cilësimet

background image

Lidhni kompjuterin tuaj në internet

Ju mund të përdorni teknologjinë Bluetooth për të lidhur PC-në tuaj të përshtatshëm në

internet. Pajisja juaj duhet të arrijë të lidhet në internet (shërbim i rrjetit) dhe

kompjuteri juaj duhet të mbështesë teknologjinë Bluetooth. Pas lidhjes me shërbimin

e pikës së hyrjes së rrjetit (NAP) të pajisjes dhe çiftimit me kompjuterin tuaj, pajisja juaj

hap automatikisht një lidhje të dhënash paketë në internet.