Nokia 7230 - Kodet e hyrjes

background image

Kodet e hyrjes

Kodi i sigurisë ndihmon në mbrojtjen e pajisjes suaj nga përdorimi i paautorizuar. Kodi

i paracaktuar është 12345. Ju mund ta krijoni dhe ta ndryshoni kodin si dhe ta cilësoni

pajisjen që të kërkojë kodin. Mbajeni kodin sekret dhe në vend të sigurtë, veç nga pajisja

juaj. Nëse e harroni kodin dhe pajisja juaj është e bllokuar, pajisja juaj do të ketë nevojë

për shërbim. Mund të aplikohen pagesa shtesë dhe mund të fshihen të gjitha të dhënat

tuaja personale në pajisje. Për më tepër informacion, kontaktoni me një pikë Nokia Care

ose me shitësin e pajisjes suaj.
Kodi PIN i dhënë me kartën SIM, e mbron kartën nga përdorimi i paautorizuar. Kodi PIN2

i ofruar me disa karta SIM nevojitet për t'u futur në disa shërbime të veçanta. Nëse ju e

jepni gabim kodin PIN ose PIN2 tre herë radhazi, juve ju kërkohet kodi PUK ose PUK2.

Nëse nuk i keni ato, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
Moduli PIN kërkohet për të hyrë tek informacioni në modulin e sigurisë së kartës suaj

SIM. PIN-i i nënshkrimit mund të kërkohet për nënshkrimin dixhital. Fjalëkalimi i

bllokimit kërkohet kur përdorni shërbimin e bllokimit të thirrjeve.
Për të cilësuar mënyrën se si i përdor kodet e hyrjes dhe cilësimet e sigurisë pajisja juaj,

zgjidhni

Meny

>

Cilësimet

>

Siguria

.