Përditësimet e softuerit duke përdorur kompjuterin tuaj
Përditësuesi i softuerit të Nokia-s është një aplikim për kompjuter, që të keni mundësi
të përditësoni softuerin e pajisjes suaj. Për të përditësuar softuerin e pajisjes suaj, ju
nevojitet një kompjuter i përputhshëm, e drejta e hyrjes në internet me bandë të gjerë
dhe një kabllo USB e përputhshme të dhënash, për të lidhur pajisjen tuaj me
kompjuterin.
Për të marrë më shumë informacione, për të parë shënimet e publikimit të versioneve
më të fundit të softuerit, dhe për të shkarkuar aplikimin e Përditësuesit të softuerit
Nokia, shikoni www.nokia.com/softwareupdate ose faqen e internetit të Nokia për
vendin tuaj.
6
Informacion i përgjithshëm
Për të përditësuar softuerin e pajisjes, veproni si më poshtë:
1 Shkarkojeni dhe instalojeni në kompjuterin tuaj aplikimin Përditësuesi i softuerit
të Nokia-s.
2 Lidhni pajisjen tuaj me një kompjuter duke përdorur një kabllo të dhënash USB dhe
zgjidhni
PC Suite
.
3 Hapni aplikimin e Përditësuesit të Softuerit të Nokia. Aplikimi Përditësuesi i softuerit
të Nokia-s ju udhëzon të bëni kopje rezervë të skedarëve tuaj, të përditësoni
softuerin dhe të rivendosni skedarët tuaj.