Thirrjet e urgjencës
I rëndësishëm: Kjo pajisje funksionon duke përdorur radiosinjale, rrjete celulare, rrjete me kabllo nëntokësore, dhe funksione
të programuara për përdoruesit. Nëse pajisja juaj mbështet thirrjet me zë nëpërmjet internetit (thirrjet në internet), aktivizoni
dhe thirrjet në internet dhe telefonin celular. Pajisja mund të përpiqet të kryejë thirrje urgjence si nëpërmjet rrjeteve celulare,
ashtu dhe nëpërmjet ofruesit tuaj të thirrjes në internet, nëse janë të aktivizuar. Nuk mund të garantohet lidhja në të gjitha
kushtet. Ju nuk duhet të mbështeteni vetëm në pajisjet celulare për komunikimet thelbësore siç janë urgjencat mjekësore.
Për të bërë një thirrje urgjence:
1
Nëse pajisja nuk është e hapur, hapeni. Kontrolloni për një forcë të mjaftueshme të sinjalit. Në varësi të pajisjes suaj,
mund të duhet të zbatoni hapat e mëposhtëm:
•
Futni kartën SIM nëse e përdor pajisja juaj.
•
Hiqni disa kufizime të thirrjes që keni aktivizuar në pajisjen tuaj.
•
Ndërrojeni profilin tuaj nga profili jashtë linje ose ai i fluturimit, në një profil aktiv.
2
Shtypni butonin e përfundimit sa here të jetë e nevojshme, për të pastruar hapësirën e shfaqjes dhe për të përgatitur
pajisjen për thirrjet.
3
Futni numrin zyrtar të urgjencës për vendndodhjen tuaj aktuale. Numrat e urgjencës ndryshojnë sipas lokalitetit.
4
Shtypni butonin e thirrjes.
Informacioni për produktin dhe sigurinë 37
Kur jeni duke kryer një thirrje të urgjencës, jepni të gjithë informacionin e nevojshëm sa më saktë që të jetë e mundur. Pajisja
juaj celulare mund të jetë ndoshta mjeti i vetëm i komunikimit në vendin e aksidentit. Mos e përfundoni thirrjen derisa t’ju
japin lejen për ta përfunduar.